Pas dy netëve gjysmëfinale të mbushura me emocione dhe performanca spektakolare, gjithçka është gati për natën më të madhe të muzikës europiane! Më 17 maj 2025, Zvicra do të presë finalen e madhe të Eurovision Song Contest, ku do të garojnë për trofeun më të lakmuar në skenën muzikore kontinentale.

Shtetet finaliste janë një përzierje e fuqishme artistësh që përfaqësojnë ritme, kultura dhe identitete të ndryshme. Nga baladat e ndjera, tek eksperimentet elektronike dhe zërat që pushtojnë skenën, këto janë vendet që siguruan një biletë për në finale:

Albania: Shkodra Elektronike – Zjerm
Estonia: Tommy Cash – Espresso Macchiato
Iceland: VÆB – RÓA
Netherlands: Claude – C’est La Vie
Norway: Kyle Alessandro – Lighter
Poland: Justyna Steczkowska – GAJA
Portugal: NAPA – Deslocado
San Marino: Gabry Ponte – Tutta L’Italia
Sweden: KAJ – Bara Bada Bastu
Ukraine: Ziferblat – Bird of Pray
Armenia: PARG – SURVIVOR
Austria: JJ – Wasted Love
Denmark: Sissal – Hallucination
Finland: Erika Vikman – ICH KOMME
Greece: Klavdia – Asteromáta
Israel: Yuval Raphael – New Day Will Rise
Latvia: Tautumeitas – Bur Man Laimi
Lithuania: Katarsis – Tavo Akys
Luxembourg: Laura Thorn – La Poupée Monte Le Son (pictured above)
Malta: Miriana Conte – SERVING
Finalja do të kompletohet me treshen e vendeve të mëdha që kalojnë automatikisht: Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Britania e Madhe, dhe Zvicra (vendi mikpritës).

Shqipëria po magjeps Europën me “Zjerm”!
Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe media pas performancës së saj të parë në skenën e Eurovisionit. Me një kombinim të fuqishëm të motiveve tradicionale shqiptare dhe ritmeve elektronike moderne, performanca u vlerësua si “eksperimentale, autentike dhe elektrizuese”.

Shumë portale europiane muzikore e kanë përfshirë Shqipërinë ndër favoritet për të zënë vendet e para, ndërsa komentet nga ndjekësit janë mbresëlënëse. Pamja vizuale, vokali i fuqishëm dhe mesazhi simbolik i “Zjerm”-it janë bërë elementët që po i japin Shqipërisë një hov të jashtëzakonshëm.

Çfarë pritet nesër në natën finale?
Finalja e Eurovision 2025 pritet të jetë një mbrëmje e paharrueshme – një betejë artistike mes zërave të veçantë, koreografive që lënë gjurmë dhe votave të publikut që çdo herë sjellin surpriza. Nata do të fillojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Shqipëria hyn në këtë finale me shumë entuziazëm, mbështetje nga publiku dhe një këngë që po i ndez emocionet në mbarë Europën. A do të arrijë Shkodra Elektronike të thyejë rekorde për Shqipërinë? Të gjitha sytë do të jenë drejt skenës së Gjenevës.

Related Posts