KEDS ka publikuar aplikacionin, përmes të cilit mund të shihni se kur priten kufizimet e energjisë elektrike në lagjën ku jetoni apo punoni.
KEDS ua rikujton konsumatorëve që për të marr njoftime për kufizimet me energji elektrike është në dispozicion aplikacionin eKesco, si dhe harta në uebfaqen e KEDS.
“Përmes QR code ju mund të shkarkoni aplikacionin eKesco dhe të merrni njoftime automatike për 24h e ardhshme. QR code e hartës ju drejton tek harta në uebfaqe të KEDS. Këtu ju mund të shkruani adresën dhe të njoftoheni për kufizimet”, thuhet në njoftimin e KEDS.