Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, së bashku me ekipet turke të Monitorimit të Lidhjes, ekipin e Bashkëpunimit Civil-Ushtarak dhe drejtuesit e Komandës Rajonale Lindje, morën pjesë në një ceremoni dhurimi në Gjilan.
Në këtë ceremoni u përkujtuan donacionet e KFOR-it për Policinë e Kosovës, të cilat synojnë përmirësimin e dhomave familjare që mbështesin viktimat e dhunës në familje, njofton Klankosova.tv.
Kjo iniciativë siç thuhet, ka për qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më të rehatshëm për rikuperimin e viktimave.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
KFOR vijon zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX)”, shkruhet në postimin e KFOR-it në Facebook.
https://www.facebook.com/NATOKFOR/posts/985032607062206?ref=embed_post