Kim Kardashian këmbëngul se ulja në Hënë në vitin 1969 nuk ka ndodhur kurrë dhe se gjithçka ishte e sajuar.
Ylli i “reality show”-it, që tashmë është bërë sipërmarrëse e njohur në industrinë e bukurisë, 45 vjeç, ndau mendimin e saj gjatë episodit më të fundit të “The Kardashians”.
Tema doli gjatë një bisede me aktoren Sarah Paulson
Po të dërgoj një milion artikuj për Buzz Aldrin dhe për [astronautin tjetër]” i tha Kardashian aktores mes pushimeve të xhirimeve, duke iu referuar astronautit Neil Armstrong.
“Po, më dërgo,” iu përgjigj Paulson, ndërsa Kardashian sqaroi se çfarë i kishte dërguar: “Një vajzë e pyet [astronautin Aldrin]: ‘Cili ishte momenti më i frikshëm?’ Dhe ai i përgjigjet: ‘Nuk pati asnjë moment të frikshëm, sepse nuk ndodhi. Mund të kishte qenë i frikshëm, por nuk ishte, sepse nuk ndodhi’”.
Sipas Kim-it, fakti që Aldrin tani 95 vjeç “është plakur” bën që ai herë pas here të “shpëtojë” me komente që, sipas saj, tregojnë të vërtetën. “Kështu që mendoj se nuk ndodhi,” tha ajo me bindje.
Nuk dihet çfarë mendimi ka në të vërtetë Paulson, por ajo i premtoi se do të bënte një “kërkim të thellë” mbi teorinë e saj.
Në një rrëfim të mëvonshëm për kamerat, Kardashian pranoi se i dërgon Paulson “teori konspirative gjatë gjithë kohës.”
Një producent i “The Kardashians” e ndoqi më pas deri te karvani i saj për t’u siguruar se e kishte kuptuar saktë mendimin e saj: që ajo nuk beson se astronautët kanë ecur ndonjëherë në Hënë.
“Nuk mendoj se kemi qenë ndonjëherë atje. Mendoj se ishte e sajuar”, përsëriti ajo me vetëbesim. “Kam parë disa video ku Buzz Aldrin flet për mënyrën se si nuk ndodhi. Ai e thotë gjithmonë tani në intervista.”
Kardashian shtoi edhe disa pyetje që, sipas saj, mbështesin bindjen e vet:
“Pse Buzz Aldrin thotë se nuk ndodhi? Nuk ka gravitet në Hënë — pse po valëvitet flamuri? Këpucët që janë ekspozuar në muze, që supozohet se i kanë veshur në Hënë, kanë gjurmë ndryshe nga ato që shihen në foto. Dhe pse nuk shihen yje në asnjë foto?”.
 
                                 
                            











 
																											










 
												 
												 
												 
					 
					 
					 
					


