Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bëri thirrje mësimdhënësve që të fillojnë procesin mësimor, por nuk la pa potencuar se ajo merret me politikë të jashtme, duke u distancuar kështu nga situata e krijuar në vend.
Kjo deklaratë e Osmanit nuk do t’i pëlqejë kryeministrit Kurti, i cili publikisht kishte pohuar se roli i presidentit nuk përfshinë detyra të tilla kaq të rëndësishme, siç është udhëheqja e politikës së jashtme.
Sipas Kurtit, presidentit ka vetëm rol ceremonial dhe është thjeshtë noter, shkruan Gazeta Insajderi.
Osmani, e cila po qëndron për vizitë në SHBA tha se shkollat iu takojnë nxënësve dhe se sapo të kthehet në Kosovë do të angazhohet të bëj diçka në drejtim të zgjedhjes së kësaj situate.
“Shkollat iu takojnë nxënësve, nuk mund t’i mbajë peng ato askush. Mos të dëmtohen fëmijët në mënyrë kaq të riparueshme. Sapo te kthehemi në Kosovë, sepse presidentja është udhëheqëse e politikës së jashtme, këtë muaj kam qenë në pesë shtete, sapo të kthehem do të shohim se çka tjetër mund të bëjmë sapo të tejkalohet kjo situate”, tha Osmai nga SHBA-ja.
Kujtojmë se, greva në arsim tashmë ka hyrë në javën e pestë, kjo pasi SBASHK-u dhe Qeveria nuk kanë arritur marrëveshje mes tyre.