Boksieri britanik me famë botërore Anthony Joshua u përfshi në një aksident rrugor në Makun, shteti Ogun, duke shkaktuar shqetësim të gjerë midis tifozëve.
BBC raporon se sapo kanë marrë një përditësim tjetër nga qeveria e shtetit Ogun, e cila thotë se Anthony Joshua është i vetëdijshëm dhe ka qenë në kontakt me familjen e tij.
“Anthony Joshua dhe një pasagjer tjetër u evakuuan menjëherë në një strukturë të specializuar mjekësore në Lagos. Pas vlerësimeve gjithëpërfshirëse klinike, mjekët kanë konfirmuar se të dy pacientët janë të qëndrueshëm dhe nuk kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje urgjente mjekësore në këtë kohë. Një ekip i plotë mjekësor është mbledhur dhe do të vazhdojë t’i monitorojë ata nga afër”, thuhet në deklaratë.























