Bora Zemani ka udhëhequr emisionin e dashurisë
“Për’puthen” për dy sezone, pasi në sezonin e parë ishte nën moderimin e Nevina
Shtylla dhe Edi Manushi.
Ndërsa, së fundmi thuhej se Bora kishte paralajmëruar largimin nga ky program, teksa disa ndryshime pritet të ndodhin në këtë emision.
Por, kjo nuk do të thotë se po largohet
përfundimisht nga ekrani, pasi që sipas thashethemeve të fundit atë po e pret
moderimi i një emisioni mjaft gjigant.
Siç po raportohet, Bora do të moderojë
spektaklin e njohur “Dancin with the Stars”.
Kurse për Për’puthen sipas spekulimeve do të kujdeset Dojna Mema, e cila momentalisht është shtatzënë, e së fundmi udhëhoqi “Big Brother Fan Radio”.