Mbrëmja e sotme në ‘Wembley’ sjell përballjen e madhe në botën e boksit mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois, për titullin e peshave të rënda.
Oleksandr Usyk, 38-vjeçari ukrainas i njohur si “The Cat,” synon të bëhet për herë të dytë në kohët moderne kampion i padiskutueshëm i botës me katër rripa – WBA, WBC, IBF dhe WBO.
Nga ana tjetër, Daniel “Dynamite” Dubois, kampion aktual i IBF-së, kërkon revanshin e plotë për humbjen e kontestuar në raundin e 9-të në Poloni, duke u përpjekur të vendosë një precedent historik: kampioni i parë i padiskutueshëm britanik i peshave të rënda që nga Lennox Lewis (1999).
Të dy boksierët do të zbresin në ring me fillim nga ora 22:45, kurse meçi do të fillojë në ora 22:55.