Shi Zhengli, shkencëtarja kineze, e cila izoloi kodin gjenetik të Covid-19, njihet si “gruaja lakuriqe” për shkak se prej vitesh ka studiuar lakuriqet tek të cilët ishte formuar koronavirusi.
Një vit më parë, Shi Zhengli ishte në një konferencë kur i telefonuan që të kthehet në Ëuhan, sepse në një spital ishin shtruar dy pacientë me probleme të pazakonta të mushkërive.
Bëhej fjale për rastet e para të prekur me COVID-19, virus ky që shkaktoi pandeminë dhe për një vit infektoi më shumë se 55 milionë njerëz dhe 1.3 milion të tjerë humbën jetën.
Nga rastet e para me koronavirus e deri më sot është mësuar shumë për virusin, simptomat, mënyrën e mbartjes, shërimit dhe bota është një hap larg vaksinës që do të mund ta shfaroste pandeminë.
Mirëpo, “gruaja lakuriq” paralajmëron se pandemia të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.
Çështja është se për Zhenglin kjo pandemi nuk ka qenë ndonjë befasi, pasi që nga viti 2004 studion lakuriqët e natës. Detyra e saj në këtë ekspeditë shkencorë ka qenë zbulimi i burimit të SARS-it.
Ajo dhe ekipi i saj kanë gjetur qindra lloje të koronavirusit, por për fat të mirë vetëm dhjetëra prej tyre kanë qenë të ngjashme me SARS-in, që do të mund të infektonin mushkëritë e njeriut. Gjithashtu ishin imunë ndaj vaksinave dhe barnave që janë treguar të suksesshme kundër viruseve tjera.
Gjatë studimeve, shkencëtarët kanë zbuluar se një nga shpellat konsiderohej si epiqendra e SARS-it, që edhe paraqiste rrezik të madh për faktin se brenda saj gjendeshin milionë lakuriqë dhe gjasat që virusi të pëson mutacion deri të shfaqja e një lloji të ri, ishin shumë të mëdha.
U konstatua se ky virus mund të përhapet edhe tek ata që nuk kanë kontakt të drejtpërdrejt me këto lloj kafshësh, kurse njerëzit që jetojnë në fshatrat e afërta me shpellën, më saktësisht gjashtë persona kishin shfaqur simptomat e tyre të para të ngjashme me ato të SARS-it.
Zhengli beson se për këtë njerëzit çdo herë e më shumë po i braktisin zonat që konsiderohen si të “egra”, e për këtë edhe po rritet rreziku i bartjes së llojeve të reja të viruseve tek njerëzit.
Ajo konsideron se kjo pandemi ka qenë “thirrje për t’u zgjuar”, por se frikësohet se në të ardhmen do të ketë tjera.