Klinika e Pediatrisë së vjetër në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës ka gati 24 orë që ka mbetur pa rrymë. Si pasojë e kësaj, në këtë klinikë nuk po funksionojnë as ngrohjet e as aparaturat shëndetësore.

Nëna e një fëmije që po trajtohet në këtë klinikë, ka thënë për Sinjalin se ka disa fëmijë që janë të shtrirë në këtë klinikë, por asnjë pajisje dhe as ngrohjet nuk po funksionojnë.

Ajo ka theksuar se është shumë e shqetësuar pasi fëmijën e ka dërguar për t’u shëruar, ndërsa nga i ftohti dhe mungesa e trajtimit adekuat mund të sëmuret akoma më shumë.

Sipas saj, nuk ka asnjë përgjigje nga stafi në QKUK në lidhje me mungesën e energjisë elektrike.

Related Posts