Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e verës, teksa interesimi për të po rritet ndjeshëm.
Sipas raportimeve të “Kicker”, dy klube të njohura të Bundesligas – Werder Bremen dhe Borussia Mönchengladbach kanë shprehur interesim konkret për 28-vjeçarin.
Rexhbeçaj do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, një faktor që e bën atë edhe më tërheqës për klubet që kërkojnë përforcime cilësore pa kosto transferimi.
Përveç dy skuadrave gjermane, në garë për shërbimet e tij raportohet se janë edhe disa klube të tjera nga Gjermania dhe ligat evropiane, duke paralajmëruar një verë të nxehtë për mesfushorin e Kombëtares së Kosovës.





















