Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar lidhur për zhvillimet e fundit lidhur me Gjykatën Speciale me ç’rast ka thënë “se opinioni në Kosovë dhe çdo kund ku jetojnë shqiptarët është i shqetësuar me veprimet e fundit të Prokurorisë Raciste të Specializuar që edhe pas afatit të përcaktuar me ligj po dërgon materiale në GjRS kundër të akuzuarve, duke ndërhyrë brutalisht në parimin e prezumimit të pafajësisë”.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar lidhur për zhvillimet e fundit lidhur me Gjykatën Speciale. Me këtë rast KMDLNj ka thënë se opinioni në Kosovë dhe çdo kund ku jetojnë shqiptarët “është i shqetësuar me veprimet e fundit të Prokurorisë Raciste të Specializuar që edhe pas afatit të përcaktuar me ligj po dërgon materiale në GjRS kundër të akuzuarve, duke ndërhyrë brutalisht në parimin e prezumimit të pafajësisë”.
“Instrumentet e kësaj Gjykate monstruoze e që maskohet se është e Kosovës, Prokuroria e Kriminalizuar Speciale ka filluar ta bëjë vlerësimin e pasurisë së Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, pa asnjë vendim të Gjykatës në emër kinse të kompensimit të viktimave e në realitet paraqet presion të drejtpërdrejtë në vendimmarrje të Gjykatës Speciale Raciste”, thuhet në reagim.
“Në rastin Sali Mustafa vlerësimi i pronës është bërë vetëm pas vendimit të plotëfuqishëm ndërsa në rastin e udhëheqësve kryesorë të luftës çlirimtare të Kosovës dhe shtetit kjo po bëhet për të ndikuar te GJRS e cila ende nuk ka marrë asnjë vendim”, thuhet tutje në reagim.
Po ashtu, KMDLNJ-ja thotë se Gjykata Speciale është në të njëjtat valë me ZPS-ën e që zbehë, pamundëson dhe dhunon të drejtën për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga politika ndërkombëtare dhe pushteti aktual në Kosovë si dhe nga grupet e interesit.
“Kjo Gjykatë monstruoze ka për qëllim rishkrimin e historisë, kriminalizimin e luftës çlirimtare në bashkëpunim me Serbinë dhe mbetjet e tyre njerëzore, ‘kombëtare’, politike dhe morale nën patronatin e institucioneve aktuale në Kosovë”, thuhet tutje në reagim.
KMDLNj thekson se është i shqetësuar për shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria që po mbahen si pengje në burgun e Hagës, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës përmes mohimit të një gjykimi të pavarur dhe të drejtë. “Ky monstrum juridik askujt nuk i jep llogari, nuk lejon monitorim të pavarur dhe nuk e di çka është transparenca dhe llogaridhënia. Po sillet si Gjykatë tipike kolonialiste dhe abuzuese me drejtësinë”.
“Kur t’i kemi parasysh këto ‘fakte’ të prokurorisë dhe Gjykatës në Hagë nuk është aspak e vështirë të parashihet vendimmarrja”, thuhet në përfundim të reagimit të KMDLNJ-së.






















