Avokati Arianit Koci ka hedhur kritika ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se deputetët e zgjedhur për 30 minnuta punë në muaj arrijnë të marrin 2,000 euro rrogë.
Sipas Kocit, kjo situatë u konvenon të dy palëve si pozitës po ashtu edhe opozitës.
Postimi i plotë:
30 minuta punë në muaj – 2,000 euro rrogë.Deputetët, për një muaj, janë paraqitur në Kuvend 15 herë.
Në shumicën e rasteve – nga 2 minuta.Pra, gjithsej: 30 minuta punë.E për këtë “angazhim” – 2,000 euro rrogë mujore.
Llogaritë janë të thjeshta:
• 2,000 euro për 30 minuta
• Ora e punës = 4,000 euro
E nëse këtë e kthejmë në orar normal – 160 orë në muaj – atëherë del një “pagë mujore” prej 640,000 euro.Po, e lexove drejt: gjashtëqind e katërdhjetë mijë euro.Për më shumë se dy muaj – e njëjta situatë.
Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që një “shërbëtor i popullit” të paguhet më shumë – për asgjë.E me e kthy këtë pagë në pensionin mesatar?
VV dikur thoshte:“Nuk jemi të varfër – jemi të vjedhur.”Tash? Po i marrin.Rrogat marramendëse.
A i meritojnë?Vlerësoni vet
Kjo situatë u konvenon të dy palëve.Pozita propozon Albulenën – duke e ditur që nuk do ta votojnë.
I konvenon bllokada.E ka krejt qeverinë – pa kontroll parlamentar.Zgate Zot!
Opozita nuk e voton – sepse sapo zgjidhet kryeparlamentari, nis afati 15-ditor për formimin e qeverisë.
Por, do të thoshte dikush që i ka dy fije mend dhe nuk ka prirje për tradhëti e mashtrim:
Nëse VV nuk i ka votat për Kuvend – nuk i ka as për qeveri.Kjo logjikë – nuk vlen në Kosovë.
Jo!Sepse, kur vjen puna te Qeveria –Albini iu ofron partive opozitare postet e ministrave dhe zëvendësministrave.
Aty nis pazari:Shokët tradhtohen.Idealet zëvendësohen me karrige.
Partitë që s’e dinë a hyjnë më ndonjëherë në Parlament – tundohen.
Besa, edhe tjerët. Lakmia hak!Prandaj, opozita nuk e voton Albulenën.Dhe Albin Kurti – e di shumë mirë këtë.Po e shfrytëzon kojtjen e politikanëve!
Sepse realisht: Nuk jemi të varfër – jemi të vjedhur.