Avokati Arianit Koci në “DPT te Fidani”, tha se sot mungoi fizikisht me iniciativën para Kuvendit të Kosovës, por në esencë ishte aty.
Koci, i cili po u kërkon deputetëve të zgjedhur që të gjejnë një zgjidhje për situatën e bllokuar, tha që “çdo qytetarë në Kosovë do ta bënte këtë kërkesë”.
“Unë nuk dal çdo herë, por faktori i befasisë ndaj deputetëve nuk i le rehat ata. Ama esencën e kam pas atje, veç praninë fizike nuk e kam pas. Kam obligime edhe unë ndaj klientëve, kam pas gjykim. Këtë bajrak që e kam marrë është mirë me ma lehtësu, kur nuk jam unë me dal edhe dikush tjetër”, tha Koci.
Koci nënvizoi që është një qytetar i thjeshtë, dhe kjo çfarë po bën është një iniciativë e sinqertë.
Ai paralajmëroi që nëse nuk konstituohet Kuvendi edhe për herën e 50’të do t’i ftojë qytetarët që të mos ua lejojnë hyrjen deputetëve në Kuvend.
“Protestën e kam filluar me një qëllim të qartë, nëse këta deputetë sillen në këtë mënyrë, ne si qytetarë kemi të drejtë me funksionalizu Kuvendin me protesta të qeta”, tha Koci.
Ndiqeni videon në vijim nga emisioni për më shumë detaje: