Gjatë dëshmisë së tij, Kushtrim Kokalla tha se Naim Murseli i dha atij 300 euro për kredinë dhe 500 euro Granit Plavës, duke i thënë vetëm “vec knaqu”.

Ai shtoi se në ditën kritike Murseli i kishte treguar për problemet me të ndjerën Liridona Ademaj.

“Në takimin e dytë jena taku tek Benita në kryqin Klinë-Gjakove. Naimi na ka thirrë, mi ka jap mu 300 euro per me pagu ratën e kredis e Granitit ia ka jap 500 euro nuk e di pse ia ka jap i ka than vec knaqu, u cudita kur ia japi”, tha Kokalla.

Related Posts