Dhe sërish gjyqtarët në procesin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë kundërshtuar sot nga mbrojtja për qasjen e tyre në pyetje dhe ndaj deshmitarëve.
Një situatë u pa sot, teksa gjyqtari gjerman, Christoph Barthe, po e merrte në pyetje deshmitarin Shukri Buja.
Me njëfarë nervoze që i vërehej qartë, Barthe po e pyeste Bujen për rolin e sektorit të zbulim kundër zbulimit në Zonën e Nerodimes, dhe kontaktet e mundshme të Elmi Reçicës, si shef i sektorit të zbulimit në këtë zonë, me Shtabin e Pergjithshëm.
Dëshmitari përgjigjej se nuk besonte dhe nuk e kishte për detyrë që Reçica të raportonte në Shtab të Përgjithshëm, por në zonën e vet, gjyqtari ia kthente sikur po e sheh këtë një supozim të deshmitarit dhe jo se besonte apo e dinte.
“Pra këtë përgjigje, dhe ju thjesht supozoni, pra ju thjesht supozoni që zoti Reçica nuk ka marrë asnjë urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm, po apo jo?”, pyeti gjyqtari.
Buja u përgjigj se bazuar në skemën organizative, ai ka marrë urdhra nga zona.