Po bëhen gati një muaj që ka filluar greva në arsim dhe nuk po dihet se kur ajo do të përfundojë.
Megjithëse ka pasur disa takime, dy palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje.Për këtë çështje sot Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ka vendosur të ketë diskutim lidhur me grevën e përgjithshme në arsim.
Për këtë ka ftuar, Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, përfaqësuesit sindikalë dhe ata të Këshillit grevist, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.
Mbledhja fillon në ora 11:00.