Në tetor të vitit 2020, Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti hartoi planin e Rimëkëmbjes në të cilin parashihej ndihma ndaj bizneseve. Në listën e publikuar nga Ministri Hekuran Murati janë gjithsejtë 50 biznese që kanë përfituar 60 milionë euro nga pakoja e rimëkëmbjës së hartuar nga Qeveria Hoti.
E në mësin e atyre e përfituesve më të mëdhenj janë Viva Fresh me përfitim prej mbi 860 mijë euro. Më pas vjen Elkosi i Ramiz Kelmendit me mbi 675 mijë euro, Proex me mbi 335 mijë euro, Hib Petrol me mbi 307 mijë euro, etj.
Përfituesit tjerë të mëdhenj janë: HIB Petrol, AL Petrol, UBT, Rezonanca, American Hospital, Kujtesa, Tregtia, Neptun, Viva Fresh Store, ETC.
Sipas Demush Shashës, njohës i çështjeve të integrimeve evropiane, kjo listë duket sikur lista e kompanive më të pasura të Kosovës që më së paku kanë pas nevoj për çfarëdo ndihme.
Ish kryeministri Avdullah Hoti më 13 tetor 2020 kishte deklaruar: “Jam shumë i lumtur të ndajë me ju lajmin se kemi filluar shpërndarjen e 60 mil eurove, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike. Përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës”.
Në këtë listë që përfituan është edhe kompania e sigurisë ‘Balkan International SHPK’ që për drejtor dhe pronar ka Besnik Berishën, dikur këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa kur ky i fundit udhëhiqte Qeverinë e vendit.
Kompania e Berishës, që merret me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ka përfituar mbi 100 mijë euro nga Qeveria Hoti.
100,941,74 mijë euro del të jetë shuma e saktë që kompania e ish-këshilltarit të Mustafës mori nga qeveria Hoti si ndihmë financiare.
Krahas Besnik Berishës, kompaninë “Balkan International SH.P.K” e udhëheq edhe Lance Kallen në cilësinë e drejtorit të biznesit.