Komuna e Gjakovës ka dhënë detaje për situatën jostabile në disa zona si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës.
“Si pasojë e shkrirjes së shpejtë të borës neper male dhe shirave të vazhdueshëm, gjatë ditës se sotme kemi një situatë jo stabile ne disa pjesë të komunës së Gjakovës.
Gjendja më e rrezikshme paraqitet në afërsi të lumejve të cilët me shumë vështirësi po përballojnë prurjet e mëdha të ujit.
Për këtë arsye është bllokuar pëkohësisht rruga “Bujar Roka” dhe ura e Shkugëzes meqë prurjet e mëdha në lumin Erenik e kanë vështirësuar kalimin në këtë rrugë.
Prandaj, deri në përmirësimin e situatës, kërkojmë kujdes të shtuar nga të gjithë ju, veçanërisht gjatë lëvizjes në afërsi të lumjeve dhe lokacioneve me sasi të mëdha të ujit.
Gjithashtu ju ftojmë ta përcillni situatën në lokacionet tuaja, sepse prurjet e ujrave mund të rriten në vazhdim. Për çdo problem ju lutem t’i lajmëroni emergjencat dhe policinë” thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.