Drejtoria e Shërbimeve Publike në Pejë ka bërë të ditur se gjendja e disa prej kanaleve kryesore në qytet paraqitet e qetë, pavarësisht paralajmërimeve nga institucionet meteorologjike për reshje më të dendura gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit, ekipet komunale janë në terren dhe në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme që mund të paraqitet si pasojë e shiut me intensitet të lartë.
Komuna u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina në kanale, me qëllim që të parandalohen bllokimet dhe problemet që mund të shkaktojnë vërshime.
“Pamjet nga disa prej kanaleve të hapura në qytetin e Pejës tregojnë situatë të qetë, por mbetet e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve për të mbajtur kanalet të pastra”, thuhet mes tjerash në njoftim.























