Komuna e Prishtinës e anulon tenderin për dekorim të kryeqytetit.

Nuk kanë mbetur edhe shumë muaj deri në festat e fundvitit dhe Komuna e Prishtinës ka nisur procedurat për përzgjedhjen e kompanisë që do të merret me dekorimin e kryeqytetit.

Fillimisht, ishte shpallur fituesi i tenderit për dekorimet verore, dimërore dhe shënimin e datave me rëndësi. Megjithatë, sot Zyra e Prokurimit e Komunës ka marrë vendim për anulimin e këtij tenderi. Vlera totale e tij ishte 240 mijë euro.

Sipas dosjes së tenderit, në këtë procedurë të hapur kishin konkurruar dy kompani: “Agri Bau” dhe “Te Fatosi”. Kjo e fundit ishte shpallur fituese me çmimin prej 139 mijë euro.

Related Posts