Komuna e Prishtinës ka hapur më 9 korrik ofertat për tenderin mbi 16 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave, ndonëse në atë moment procesi ishte zyrtarisht i pezulluar, dhe kishte një kërkesë për rishqyrtim aktive nga ndërmarrja publike “Pastrimi” në trajtim nga OSHP. Kjo e fundit e kishte refuzuar kërkesën vetëm disa orë më vonë, por ndërkohë Komuna tashmë kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, duke i hapur ofertat në një procedurë që ligjërisht konsiderohet e ndaluar për aq kohë sa ekziston pezullim apo çështje në shqyrtim, shkruan Demokracia.com

Pra, Komuna e Prishtinës ka hapur ofertat për tenderin e mbeturinave në mënyrë të kundërligjshme, në kohën kur ekzistonte një kërkesë aktive për rishqyrtim në OSHP, dhe në platformën zyrtare të prokurimit figura ende pezullimi i tenderit.

Ndërkohë, Komuna ka shpërfillur një vendim të formës së prerë të Gjykatës Supreme dhe ka vazhduar përpara me një proces tenderues për shërbime që ligjërisht i takojnë ekskluzivisht kompanisë publike “Pastrimi”. Bëhet fjalë për tenderin “Menaxhimi i mbeturinave”, në vlerë prej 16.5 milionë euro, i ndarë në gjashtë lote, për të cilin më 9 korrik 2025 janë hapur ofertat në platformën elektronike të KRPP-së.

Kjo procedurë është rikthyer në qarkullim pas një vendimi të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), që deklaroi se nuk ka kompetencë për ta shqyrtuar ankesën e “Pastrimit”, duke lënë pezull procesin, por pa dhënë asnjë miratim që Komuna mund të vazhdojë tenderin. Përkundër kësaj, Komuna ka shkelur nenin 108/A të Ligjit për Prokurimin Publik dhe ka vazhduar me hapjen e ofertave, ndërkohë që në sistem ende figuron vendimi për pezullim.

Vetëm 5 operatorë, 20 oferta për 6 lote – secili merr nga një lot

Edhe pse tenderi ishte i hapur, në praktikë vetëm 5 operatorë ekonomikë kanë marrë pjesë, të cilët kanë dorëzuar gjithsej 20 oferta për 6 lotet e shpallura. Në shumicën e rasteve, çdo operator ka aplikuar për 1 ose 2 lote specifike, duke ngritur dyshime të forta për koordinim të brendshëm dhe ndarje të paracaktuar të zonave.

Këto janë të gjitha ofertat e dorëzuara, sipas loteve dhe çmimit për njësi (pa TVSH):

LOTO 1

Operatorët Ekonomikë Çmimi për njësi (€)
Toifor SH.P.K.; NNT BINI; EING COM 44.45
DARDANIAA SH.P.K.; ILEAA-GR; Clean Ëork; AMBIENTI 59.32
Zahiri SH.P.K. (individualisht) 48.15

 

LOTO 2

Operatorët Ekonomikë Çmimi për njësi (€)
Toifor SH.P.K.; NNT BINI; EING COM 47.22
DARDANIAA SH.P.K.; ILEAA-GR; Clean Ëork; AMBIENTI 41.53
Zahiri; NITI-N; Kanalprofis; EL-BAU 44.44

 

LOTO 3

Operatorët Ekonomikë Çmimi për njësi (€)
Toifor SH.P.K.; NNT BINI; EING COM 42.60
DARDANIAA SH.P.K.; ILEAA-GR; Clean Ëork; AMBIENTI 41.53
Zahiri; NITI-N; Kanalprofis; EL-BAU 60.19

 

LOTO 4

Operatorët Ekonomikë Çmimi për njësi (€)
ANUAR; AVAG; BERISHA COM 44.07
V.Z. Company; Silver SH.P.K. 45.37
DARDANIAA SH.P.K.; ILEAA-GR; Clean Ëork; AMBIENTI 46.61
Zahiri; NITI-N; Kanalprofis; EL-BAU 60.19
IS Company; VIA EGNATIA 46.30

 

 LOTO 5

Operatorët Ekonomikë Çmimi për njësi (€)
ANUAR; AVAG; BERISHA COM 45.76
V.Z. Company; Silver SH.P.K. 43.52
DARDANIAA SH.P.K.; ILEAA-GR; Clean Ëork; AMBIENTI 46.61
Zahiri; NITI-N; Kanalprofis; EL-BAU 48.61
IS Company; VIA EGNATIA 46.30

 

LOTO 6

Operatorët Ekonomikë Çmimi për njësi (€)
Toifor SH.P.K.; NNT BINI; EING COM 47.22
DARDANIAA SH.P.K.; ILEAA-GR; Clean Ëork; AMBIENTI 67.80

 

Në bazë të ndarjes së ofertave, del se:

  • Toifor ka konkurruar vetëm në Lote 1–3 dhe 6
  • Zahiri dhe partnerët e tij kanë synuar Lote 2–5
  • Dardaniaa dhe bashkëpunëtorët e saj kanë aplikuar në të gjitha lotet
  • IS Company & Via Egnatia kanë konkurruar vetëm në Lote 4 dhe 5
  • Anuar, Avag dhe Berisha COM janë shfaqur vetëm në Lote 4 dhe 5
  • V.Z. & Silver gjithashtu vetëm në Lote 4 dhe 5

Pra, Komuna e Prishtinës ka hapur ofertat për tenderin e mbeturinave në mënyrë të kundërligjshme, në kohën kur ekzistonte një kërkesë aktive për rishqyrtim në OSHP, dhe në platformën zyrtare të prokurimit figura ende pezullimi i tenderit.

Kjo është shkelje e rëndë ligjore për këto arsye: Neni 108/A i Ligjit për Prokurimin Publik e ndalon qartë vazhdimin e një procedure tenderuese përderisa ka një kërkesë për rishqyrtim në trajtim ose ekziston pezullim në fuqi. Vendimi i OSHP-së për refuzim të ankesës së “Pastrimit” ka ardhur vetëm më 9 korrik, pasi Komuna tashmë kishte vazhduar me hapjen e ofertave. Vendimi është marrë brenda tre orësh – çka është krejtësisht e pazakontë për një organ shqyrtues. Në platformën e E-prokurimit, pezullimi i procedurës figuron ende aktiv, që do të thotë se çdo veprim i ndërmarrë më pas është teknikisht i paligjshëm. Komuna nuk e ka publikuar vendimin për refuzimin e kërkesës për rishqyrtim, dhe nuk ka zgjatur afatin për dorëzimin e ofertave për aq ditë sa ka qenë pezulluar procedura – dy kërkesa ligjore që nuk janë respektuar.

Ajo që shihet nga ofertat është se kompania “Pastrimi” nuk ka dorëzuar fare ofertë. Demorkacia.com ka raportuar dje se kjo kompani ka adresuar ankesë të re në OSHP.

Related Posts