Mbrëmë (e mërkurë) stadiumi ARM në Shkup u mbush me mijëra fansa që erdhën për të shijuar koncertin e këngëtarit të njohur, Yll Limani.

Artisti shqiptar realizoi një mbrëmje të jashtëzakonshme, performancë live e interpretoi më shumë se 30 këngë, ku secila nga to ka një domethënie të veçantë e është shndërruar në hit.

Atmosfera ishte e mrekullueshme, me publikun që këndonte vazhdimisht me Yllin, duke bërë kështu që të ketë emocione të shumta e momente që do të mbahen mend gjatë.

 

 

Related Posts