Kongresmeni amerikan Kieth Self gjatë një tryeze me deputetët shqiptarë në Kongres theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sjellë stabilitet në Ballkan.

Ai nënvizoi se kjo është një pjesë kyçe për sigurinë rajonale dhe se duhet tejkaluar kundërshtimet e disa vendeve.

“Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe – dhe e kam marrë si mision personal- është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan.

Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan-Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti- dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon”.

Related Posts