Në Kosovë janë sjellë frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti-COVID, që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në -86 gradë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se tashmë janë të gatshëm edhe për pranimin e vaksinave.
“Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë”, ka shkruar në Facebook.
Ndërkohë, shtoi se është përgatitur strategjia për vaksinim dhe distribuim të saj.