Analisti Nexhmedin Spahiu ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara në mediat serbe, të cilat pohonin se Kosova në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është prezantuar me fusnotë.

Spahiu ka shkruar në rrjetet sociale se mediat e Beogradit po i japin një interpretim të tillë zhvillimeve, duke e cilësuar si një “dhuratë” të Edi Ramës për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në postimin e tij në Facebook, Spahiu theksoi: “Mediet e Beogradit po thonë që Kosova në Tiranë është prezantuar me fusnotë. Dhuratë e çmuar e Edi Ramës për Aleksandar Vuçiq. Nuk po tregojnë gjë cili ka qenë reagimi i Vjosa Osmanit.”

Në reagimin ndaj këtij postimi, ka dalë Ridvan Haliti, nga kabineti i presidentes Vjosa Osmani, i cili ka mohuar këtë informacion.

Haliti e ka quajtur deklaratën e Spahiut “gënjeshtër dhe shpifje”. Ai ka theksuar se Kosova nuk ka qenë e përfaqësuar me fusnotë as kur samitet janë organizuar në shtetet jonjohëse, duke kundërshtuar çdo interpretim të tillë.

Reagimi i plotë:

Kjo eshte genjeshter e shpifje e rradhes nga ana e Nexhmedin Spahiut. As ne kete EPC ne Tirane e as ne 5 EPC paraprake Kosova s’ka qene e perfaqesuar me fusnote, madje as kur keto samite jane organizuar ne shtete jonjohese si Spanja e Moldavia. Ne sallen plenare dhe cdo salle tjeter ku mbahen takime, te gjithe lidereve, pavaresisht nga cili shtet vijne, u shkruan emri e mbiemri perpara, pra te gjithe perfaqesohen ne nivel te barabarte. Shihni fotot e bashkengjitura nga samiti ne Tirane qe e deshmojne kete. Madje Kosova sivjet ka qene e perzgjedhur qe bashke mr Kroacine, te udheheqe diskutimet rreth sigurise e migrimit.

Related Posts