Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka uruar Albin Kurtin për mandatin e ri dhe formimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Terras ka deklaruar se më në fund paraliza politike ka marrë fund, duke theksuar se Kosova i përket familjes së Bashkimit Evropian.

“Një qeveri funksionale është thelbësore për të avancuar në rrugën drejt BE-së dhe për të zhbllokuar mbështetjen financiare shumë të nevojshme”, ka shkruar ai.

“Kosova i përket familjes së BE-së”, ka theksuar eurodeputeti.

Related Posts