59′ GOOOOOOOOOL! Florent Muslija shënon një gol spektakolar nga gjuajtja e dënimit për epërsinë e Kosovës 3-2

Kombëtarja e Kosovës po luan në udhëtim ndaj Kombëtares së Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit për Kupën e Botës.

Kosova vjen në këtë fazë pas paraqitjeve shumë të mira në grupin me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, ku u rendit e dyta me 11 pikë.

Në anën tjetër, Sllovakia gjithashtu përfundoi në vendin e dytë në grupin e saj, ku bënin pjesë Gjermania, Irlanda e Veriut dhe Luksemburgu.

Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha. Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esimGlobi M.IDFK Group dhe Lasko.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshjeje.

Related Posts