Kombëtarja e Kosovës në futboll U21 ka marrë një pikë në udhëtim në Turku kundër Finlandës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime për Evropianin UEFA U21.
Federata e Futbollit e Kosovës, barazimin pa gola si mysafir e ka cilësuar si rezultat pozitiv.
Aktualisht në grupin A, “Dardanët” e rinj të udhëhequr nga Afrim Tovërlani, janë në vendin e tretë me 8 pikë nga 5 ndeshje, kurse Finlanda është në vendin e dytë me 10 pikë.
Grupin e kryeson Spanja, e cila aktualisht është duke e mposhtur 0-2 Rumaninë e vendit të katërt.























