Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas në takimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, do të informojë lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kallas gjithashtu do të informoi ministrat e jashtëm edhe për vizitën që pati në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.
Takimi do të nis në orën 08:00 në Luksemburg. Pikë kryesore e takimit do të jetë agresioni rus kundër Ukrainës, derisa ministrave të Jashtëm të BE-së do t’u drejtohet përmes një videokonference, ministri Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sybiha.