Jules Kounde ka zbuluar përshtypjet e tij të para për Marcus Rashford, pas huazimit të sulmuesit anglez nga Manchester United te Barcelona.
Mbrojtësi francez, i cili flet anglisht rrjedhshëm, po e ndihmon Rashfordin të përshtatet me jetën në klubin katalanas.
Pas transferimit të Rashford te Barça, Kounde tha se 27-vjeçari është disi ‘ i mbyllur në vetvete’, por duket qartë se është i lumtur me këtë hap të ri në karrierën e tij.
“Ai është paksa introvert, por po e shijon vërtet. Po ndjehet gjithnjë e më rehat. Mendoj se është i lumtur. Qesh shumë. Është i lumtur edhe në fushë”.
“Më kujton pak veten time. Është i mbyllur, por po e shijon shumë dhe duket se po ambientohen gjithnjë e më mirë”.
“Të gjithë e kanë pritur shumë ngrohtë. Ai po flet me të gjithë. Mendoj se ndihet shumë komod”.
“Unë flas anglisht dhe po përpiqem ta ndihmoj sa më shumë që mundem, por mendoj se edhe të tjerët po e bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë Kounde.
Rashford, i cili kishte pasur një mundësi për t’u bashkuar me Barcelonën që në janar para se transferimi të dështonte, duket se është i entuziazmuar që më në fund i është bashkuar gjigantit katalanas, pas një periudhe të vështirë te Manchester United.