Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje është bërë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt.
Në bazë të rezultateve të certifikuara nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.30 % të votave.
Pas Lëvizjes Vetëvendosje në pozitën e dytë rënditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.95 % të votave.
Në pozitën e tretë rënditet LDK-ja me 18.27 % të votave ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 7.06 % të votave.