Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se gjatë ditës, KQZ ka pranuar edhe një raport nga kompania që ka shtypur fletëvotimet për të gjitha komunat që i kanë pranuar dhe i saktësojnë të gjitha gabimet në të gjitha dengjet e fletëvotimeve të printuara, ku rezulton se në këto dengje janë votat e fundit apo dy votat e fundit, që kanë pasur numra të vendvotimeve të ndryshme, por edhe disa prej tyre të zbrazëta.
Po ashtu, Radoniqi bëri të ditur se ky raport do të jetë pjesë përbërëse e raportit që do të përgatitet nga Komisioni, për formimin e të cilit vendosi KQZ.

Në mbledhjen e sotme, KQZ mori vendim për themelimin e një komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të fletëvotimeve në vendvotime për zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të komunave Mitrovicë e Jugut dhe Gjakovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, Komisioni do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së tyre në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas pranimit nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

Po ashtu, puna e këtij komisioni do të jetë në funksion të përgjigjes për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas ankesës së parashtruar në këtë institucion lidhur me zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të Komunës në Mitrovicën e Jugut.

Related Posts