Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e parë pas mbylljes së vendvotimeve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se tashmë veçse ka nisur numërimi i votave.

“Aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike. Ky është një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Radoniqi.

Related Posts