Profesori në Universitetin e Parisit Nezik Kraki, ka folur pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën, e cila kundërshton hapjen e qendrave të votimit në Kosovë, për referendumin e Serbisë mbi ndryshimet kushtetuese atje.
Kraki ka thënë se tani Kosova ka filluar ta quajë veten shtet, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, Kraki ka përshëndetur sjelljen e partive opozitare, pos të PDK-së, për të cilën ka thënë se tani ka “halle tjera”.
Ai ka paralajmëruar se “argatët e zhbërjes së Kosovës” se edhe cikli i tyre shpejt do të mbyllet.
Postimi i plotë i Krakit:
Shteti ka emër…
Kosova është e pavarur nga viti 2008, por shtet është veç nga viti 2021 kur cikli i dhunuesve të saj u mbyll.
Tash ende disa habiten se si Kosova guxon ta quajë veten shtet, të shfaqet si shtet e të sillet si shtet.
Duhet një herë e mirë t’i jepet fund arrogancës dhe sjelljes sabotuese të diplomatëve, të cilet çuditërisht për mision e kanë ruajtjen e status quo-s në Kosovë e Ballkan duke lejuar e inkurajuar praktika që cenojnë e dhunojnë thelbin e asaj që quhet shtet. Prandaj, u turren për referendumin ilegal serb, duke shkelur edhe në angazhimet e vendeve nga vijnë, të cilat Kosovën e shohin si shtet.