Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se partia që ai drejton nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Ai tha se PDK është e gatshme të votojë çdo kandidat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, por theksoi se qëllimi kryesor ka qenë që posti i kryeparlamentarit të mos degradohet.

“PDK nuk ndërron qëndrim. E votojmë këdo që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit, por ideja ka qenë që të mos degradohet posti i kryeparlamentarit,” ka deklaruar Krasniqi para seancës së radhës së Kuvendit.

 

Related Posts