Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë, disa prej profesorëve të tij të shkollës së mesme “Xhevdet Doda”.
Në Facebook, kreu i PDK-së thotë se Mikel Demaj, Shyqëri Obërtinca, Riza Noka, Azem Jaha dhe Ismet Maloku nuk janë thjesht emra që i kujtojmë me nostalgji, por figura të vërteta që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin tonë si njerëz e si qytetarë. Personalitete që edukuan me shembull, me pasion për dijen dhe përkushtim për shërbimin publik.
Tutje, Krasniqi bëri të ditur se gjatë këtij takimi, dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre të thella për krizën politike në vend dhe për dëmet zinxhirore që po shkakton kjo situatë.
“Ata e ndiejnë rëndesën e kësaj bllokade në çdo kategori të shoqërisë, nga pensionistët e mësimdhënësit, e deri te familjet e zakonshme që sot përballen me pasiguri në mungesë të funksionalitetit institucional. Respekt e mirënjohje për ta dhe për gjithë mësuesit që kanë ndikuar në jetët tona. Angazhimin për vendin ua kemi borxh edhe atyre”, ka shtuar Krasniqi, njofton Klankosova.tv.
Në takim ishin edhe Uran Ismaili, Blerand Stavileci dhe Abelard Tahiri.