Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se pjesëtarë të saj sot e kanë takuar ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se pjesëtarë të OVL UÇK-së kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me Gjykatën Speciale dhe kushtet ndaj bashkëluftëtarëve.

“Nga ambasadori francez kërkuam që këto shqetësime t’i përcjellë edhe tek instancat më të larta të shtetit të tij”.

“Falënderojmë ambasadorin për vëmendjen, si dhe Francën, një vend mik, për kontributin e saj në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por vetëm drejtësi”, ka thuhet në njoftim.

Related Posts