E gjatë ditës së sotme presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur gadishmërinë e saj që të ftojë në një takim të përbashkët liderët e partive politike.
Kështu ka bërë të ditur Bekim Kupina- Këshilltar për Media për Indeksonline.
‘’Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës’’, ka thënë Kupina.
Mbetët të shihet se kur do të mbahet takimi i përbashkët i Osmanit me liderët e partive politike dhe a do të marrin pjesë në këtë takim liderët.