Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët në komunën e Vushtrrisë që të mos e përdorin ujin  për pije.

Në një njoftim në Facebook,  KRU “Mitrovica” thotë se qytetarëve u rekomandohet që ujin ta përdorin vetëm për qëllime teknike dhe higjienike, jo për pije apo gatim.

“Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik jemi ende në pritje të rezultateve laboratorike, prandaj deri në një njoftimin tonë të radhës mbetet në fuqi rekomandimi që: Uji i pijes të mos përdoret akoma për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja tjera (teknike dhe higjienike).

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, shkruhet në njoftim.

Për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, ishte ndërprerë furnizimi me ujë që nga dje.

 

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles
Check latest article from this author !
4 manifestimet që duhet të bëni në ditëlindjen tuaj çdo vit
Ngjarjet e datës 5 shkurt

Ngjarjet e datës 5 shkurt

February 4, 2026
Horoskopi ditor – 05 Shkurt 2025
Tërmet në Korçë, sa ishte magnituda

Related Posts