Në fabrikën “Shkabaj” prej të cilës furnizohen me ujë të pijshëm Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë, do të ndërpritet furnizimi me ujë.

Kjo pasi sipas Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, punimet teknike në kanalin e Ibër Lepencit kanë shkaktuar nivel të lartë të turbullirave, nivel ky që e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije.

Sipas njoftimit, furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të ketë ndikimi minimal.

“Si shkak i punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë punën në fabrikën në shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm Fushë Kosovën,Obiliqin, Drenasin dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë( një pjesë). Theksojmë se furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të kete ndikimi minimalisht”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Related Posts