E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar manastirin e Deçanit.

Gjatë ditës së djeshme, Prattipati qëndroi në Dukagjin, ku pati mundësinë të takohej me shumë sipërmarrës dhe udhëheqës lokalë.

Nga Peja në Deçan, Prattipati shkoi në ambientet e manastirit të Deçanit, hapësirë që e kishte vizituar edhe më herët.

“Ajo pati një takim produktiv me atin Sava për të riafirmuar përkushtimin e SHBA-së për mbrojtjen e lirive fetare në Kosovë, duke përfshirë të krishterët teksa festojnë të dielën e Pashkëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Related Posts