Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka mbërritur sot në Kosovë, ku u prit nga Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Gërvalla përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Gërvallës vizita e Kallas vjen në një periudhë të rëndësishme për Kosovën.

”Vizita e znj. Kallas vjen në një moment kur Republika e Kosovës është më e angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike, në garantimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e qëndrueshëm të agjendës euroatlantike.Republika e Kosovës është një aktor i përgjegjshëm ndërkombëtar, një partnere e besueshme dhe një kontribuuese reale në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin tonë. Me vullnet të palëkundur politik dhe me mbështetje të gjerë qytetare, rruga jonë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO është e qartë, e pakthyeshme dhe në përputhje të plotë me vlerat që na bashkojnë me aleatët tanë”, ka shkruar Gërvalla.

Kosova e sotme është Evropë, për nga veprimi, përkushtimi dhe në orientim të pandryshuar drejt një të ardhmeje të përbashkët euroatlantike, ka shtuar më tutje Gërvalla.

Related Posts