Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka njoftuar të mërkurën se ushtria polake ka regjistruar 19 ndërhyrje me dronë në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës.
Duke folur para parlamentit polak, Tusk tha se tre ose ndoshta katër dronë janë rrëzuar nga avionë polakë dhe të NATO-s, të cilët u ngritën në ajër për t’u përballur me kërcënimin.
Ai shtoi se një numër i konsiderueshëm dronësh fluturuan në vend nga Bjellorusia.
Rusia nuk ka komentuar ende shkeljen e hapësirës ajrore të një vendi anëtar të NATO-s, ndërsa veprimi ka ngjallur reagime nga shumë vende të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, aleati i Rusisë, Bjellorusia, ka thënë se dronët e kishin humbur rrugën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ky veprim shënon një precedent të rrezikshëm për Evropën.