Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, ka njoftuar për pastrimin e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në rrugën “Mark Isaku”.

Ai ka bërë të ditur se Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuar në luftimin e hedhjes ilegale të mbeturinave në hapësira publike.

Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për shkelësit, të cilat përfshijnë gjoba dhe konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen e mbeturinave.

Po ashtu, qytetarët janë ftuar të raportojnë rastet e ndotjes, ndërsa është bërë e ditur edhe lokacioni i deponisë për hedhjen e mbeturinave të kësaj natyre.

Për këtë problematikë ka raportuar edhe Sinjali, duke sjellë detaje për pastrimin.

Related Posts