Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar se projekti madhor “FIFA Arena”, një donacion i nga FIFA që synon masovizimin e futbollit dhe krijimin e më shumë mundësive për fëmijët, ka nisur zyrtarisht zbatimin në Komunën e Prishtinës.
Dy shkollat e para të përzgjedhura për këtë fazë njofton ai se janë “Gjergj Fishta” dhe “Hasan Prishtina”, të cilat tashmë po pajisen me fusha moderne sportive të dedikuara si për nxënësit, ashtu edhe për komunitetin përreth.
Këto hapësira do të shërbejnë për lojë, aktivitete fizike dhe zhvillim të talenteve të rinj.
Fushat po instalohen falë donacionit të FIFA-s, me tërë procesin e furnizimit dhe montimit të organizuar drejtpërdrejt nga vetë FIFA, në bashkëpunim të plotë me Komunën e Prishtinës.


























