Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ka vendosur kamera në qytet me qëllimin për t’i identifikuar ata që hedhin mbeturina.
Muhaxheri ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, ku një qytetar shihet duke hedhur mbeturinat dhe pastaj i fotografon.
I pari i Pejës ka thënë se ndonëse shqiptimi i gjobave nuk është duke kryer punë mënyra të cilën e ka vendos ai për t’i filmuar do të jetë më efektiv.
“I hudh mbeturinat, dhe pastaj i fotografon! Tash e tutje, do t’i filmojmë qytetarët duke bërë veprimin e ulët – ndotjen e ambientit me hudhjen e mbeturinave aty ku s’duhet! Përkundër faktit që gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak.
Ndoshta nga ky moment, do të bëjnë më tepër kujdes nga frika e turpërimit e më pastaj edhe gjobitjes. Kjo dukuri është tepër shqetësuese!”, ka shkruar Muhaxheri.