Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, nuk është shprehur e gatshme t’i kthejë pagat e marra për seancat e shpallura të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese.

Në pyetjen që iu shtruaKadrijaj tha se duhet të sanksionohen ata që e kanë shkelur Kushtetutën.

“Ish dashur ta pyesni zotin Dehari, sepse vazhdimisht kemi thënë se është antikushtetuese kjo që po bën kjo qeveri, dhe pikërisht për këtë i jemi drejtuar gjykatës kushtetuese dhe ne nuk kemi votuar sepse nuk kemi dashur të jemi pjesë e një shkelje ligjore dhe kushtetuese”.

“Pyetne zotin Dehari, Albin Kurtin, Donika Gërvallën se pse e kanë shkelur Kushtetutën. Cili është faji im dhe i deputetëve që i kemi respektuar ftesat për t’u bërë pjesë e seancave, por jo edhe e shkeljes së Kushtetutës? Le të sanksionohen ata që e kanë shkelur Kushtetutën qëllimshëm me vetëdije të plotë duke e keqinterpretuar vendimin e parë të gjykatës kushtetuese. Ne nuk kemi pranuar të bëhemi shkelës të Kushtetutës”, deklaroi deputetja Kadrijaj.

Related Posts