Ku është populli!
- Ramushi.
Duke e kërkuar miratimin e varrezave për t’u bërë President i Kosovës, varr pas varri ka mbërri deri te Haxhi Zeka.
Haxhia shqip i ka thënë Ramushit:
‘Po majtët besën nërmjet vedit;
S’ka ç’na ban krajli as mbreti’.
Bisedat që zhvillohen në varreza janë interesante, për faktin se Haxhi Zeka të sheh por s’mund të të flas, kurse Ramushi mund t’i flas Haxhi Zekës, por nuk mund ta shoh.
Zakonisht në varreza përgjigjet janë në frymë të ‘një fryme’, një ere që t’i fluturon shishkat,
disa pika shiu të papritura që tregojnë se i vdekuri e miraton kërkesën tënde.
Nganjëherë, kur i vdekuri s’është i kënaqur me ty, përgjigjen e merr në formë të hijes, shembull jaka e palltos fluturon, apo mënga të duket si hije që kalon shpejt kah sytë e t’u dhe kjo tregon qartë se si i vdekuri nuk është i kënaqur me ty.
Por forma më e shpeshtë e komunikimit në varreza është kryesisht një glasë që papritur të ‘pikon’ në kokë dhe kjo tregon se i vdekuri ta bën ‘Eyvallah’.
Komandant, vëllai im, (sigurisht të kujtohet kur për Ty e pata ‘sulmu’ Carla Del Ponten, por ti e ke zanat i harron të mirat…Nejse….
Suksesi më i madh i joti nuk do të ishte bashkimi kombëtar (që s’ndodh, jo pse s’duam ne, por sepse nuk do Shqipëria dhe LDK-ja).
S’është rend bashkimi, patriot sot është ai që shpëton pa e vaksinu Aleksandër Vuçiqi.
Ishalla shpëton bile Ti.
KQZ-në e vaksinoi.
A është mirë kjo që Lista Serbe që nuk e pranon Kosovën shtet, punon me urdhërat e Vuçiqit dhe si shpërblim certifikohet nga KQZ (pjesën tjetër të ligjeratës sime, e merr me mend).
Në fund të vizitës te varri i Haxhi Zekës,
nga ‘Hello from the other side’ u dëgjua ky zë:
‘Çka nëse ‘mbreti’ dhe ‘kralji’ je Ti, dhe shqiptarëve u duhet të mbrohen nga Ti!
Asnjë mbret nuk është më i pasur se Ti, Ramush.
Në ato çaste, shpirtërat u shpërndanë, pastaj perendoi dielli.
- Avdullah Hoti.
Sot e përdori sintaksën serbe për t’i thënë Albinit ‘Postaraču se da Albin Kurti nikada u żivotu….’
Nuk është kjo sintaksë shqipe. Ti e kërcënove serbisht një shqiptar, me sintaksë serbe i the: ‘Do të kujdesem që të mos ekzistosh’!
Fjala ‘kujdes’ është gjithmonë ‘e mirë’ (qe pyete Sabri Hamitin), nuk ka dykuptimësi fjala ‘kujdes’.
Ti ke dashur të thuash serbisht ‘Do të sigurohem të ta nxijë jetën’, dhe ky është kërcënim, ama jo që vjen nga shqipja.
Për t’u konsideruar kërcënim duhet të përkthehet serbisht.
(Një ish këshilltar i ish Presidentit nëm ka bë një ditë duke më treguar ‘priča’ për Ty).
Veç shkatërro ti Avdullah, se nëse je aq i zoti sa ta shkatërrosh gjysmën e popullatës që janë me Albin Kurtin, hallall të qoftë.
- Enver Hoxhaj.
Po bën dasmë dhe po sillet sikur çdo natë po martohet prej fillimi.
Po duket sikur ai Miu që hedh valle në shtëpi, kur maca nuk është aty!
Nuk bëhesh Kadri Vesel duke e zëvendësuar. Por duke u flijuar.
S’e kuptoj pse s’po flijohesh për të, por t’ka hy vetja n’qejf, palidhje.
Mua më ka hije të flas për zotni Ramushin se edhe vet kam qenë në luftë, por ty nuk po të ka hije, sepse sa herë flet për patriotizëm dukesh si mësuesja e serbishtes kur na e mësonte neve bijave e bijëve të Shqiptarisë vjershën:
‘Da li je otac tata-ili sudija za prekršaje’.
Nuk po të ka hije të bësh si ‘djalosh i rrezikshëm’, Enver, sillu rreth temave të lira, rreth edukatës qytetare, kapërcen më së miri.
Dhe mos e mëso Albinin të ‘bëhet Lider’ se ‘rival’ e ke, nuk je këshiltari i tij.
Nuk je i padjallëzuar, e di, dhe të kisha thënë edhe ‘diçka’ por për të ta thënë ‘këtë’ unë do të duhej të isha +70.
- Valdete Daka.
Është moderne, është familjare, e sheh që një kallaballëk njerëz jetojnë në Kosovë, dikush i quan popull, por ajo i sheh si grumbull.
Sa herë e shpreh urrejtjen për popullin shqiptar, bërtet me zë dhe me mikrofon: ‘Lëre bre atë popull’, demek atë popull primitiv.
Serbomadhi në KQZ shkrihej prej lezeti me fjalët e saj, se Akademia e Tij na di për ‘primitivë’, bash ashtu siç na sheh Valdetja.
Ndoshta edhe jemi primitivë, di diçka ajo, një vurmak e ka kur thotë ‘lëre bre ti popullin’!
- Albin Kurti.
Është simpatik. Me qenë si Ai i kisha bojkotu’ zgjedhjet, si revoltë ndaj sistemit të korruptuar të Drejtësisë.
Le të përjashtohet gjysma e popullit nga Kosova.
Më mirë. Le të dihet se si Valdete Daka e ka ndarë popullin në gjysmë, sepse nuk e sheh popullin që ekziston.
E sheh veç shefin.
A ka më rëndë se me pas shefin në hapsane!
As vdekja nuk është më e rëndë!
Sepse vdekja nuk është akuzë (dhe mund të jetë edhe bekim), tek kur të ‘vdes’ shefi, bëhesh i pavarur.
Pra, janë disa raste kur vdekja është më bekim se jeta.
- Philip Kossnet.
Prej meje e ka ‘Goodbye’.
I këshilloi prokurorët e gjyqtarët ta marrin shembull Anton Çetën, demek t’i pajtojnë vrasësit me familjet e viktimave.
Filozofia e Anton Çetës nuk ka qenë kaq e thjeshtë, por mua kurrë s’më ka pëlqyer shprehja ‘falja e gjakut’!
Gjaku nuk falet. Por, janë Institucionet e Drejtësisë që nuk i pajtojnë njerëzit me folklor e me mesele por ia japin dënimin e merituar vrasësit.
Kur i pajtonte Anton Çeta shqiptarët, mezi s’pritshin shqiptarët me ‘fal gjakun’, prisnin në rend.
Pse? Sepse njerëzit s’kanë dëshirë më të madhe se sa ta gjejnë ‘sebepin e pajtimit’!
Me ja heq shqiptarit gajlen e ‘hakmarrjes’, ja heq gajlen e burrnisë…
Veç popujt e pazhvilluar ‘falin gjak’ dhe kërkojnë hakmarrje.
S’ke pse pajtohesh me vrasësin!
S’ke pse hakmerresh.
Thjesht, Ligji merret me të!
Ka shqiptar që me vëlla të vetin nuk flet qe 30 vite, kurse vrasësit ia ka falur gjakun e fëmiut të vet.
Primitivizëm, siç do të thoshte në këtë rast (me të drejtë), Valdete Daka.
Pra, Kosnett duhet të largohet bashkë me Trumpin, sepse e interpreton gabim Anton Çetën.
Më vjen keq, e kam pasur edhe simpati!
- Vjosa Osmani
Tregon se si duhet të hahet rreth sofrës, në vend se të hajë si duhet (dhe ne të mësojmë nga veprimet e saj).
KQZ nuk ‘shërohet’ me fjalë, anipse e ka vaksinuar Aleksandër Vuçiqi.
E nderuara Presidente, dëgjoje Rumin, kur të kaplon dalldia të flasësh me ngërmim.
Rumi ka thënë: ‘Ngriti fjalët e jo zërin. Është shiu ai që i rritë lulet, e jo bubullima’!
P.S. ‘Po kush po ia qan nanën, ndoshta hiç s’është kështu qysh po them unë’
(E huazuar)