Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e lavdëroi Presidentin e Liberisë, Joseph Boakai, për zotërimin e tij të fortë të gjuhës angleze të mërkurën, përcjell Gazeta online Reporteri.net.
Gjatë pritjes së pesë udhëheqësve afrikanë në Shtëpinë e Bardhë, Trump e pyeti Boakain: “Anglishte kaq e mirë, është e mrekullueshme. Ku mësove të flasësh kaq bukur?”
Boakai i tregoi Trump-it se ku ishte shkolluar, gjë që nxiti kuriozitetin e këtij të fundit.
Kjo është shumë interesante,” tha Trump.
“Kam njerëz në këtë tavolinë që nuk flasin as afërsisht aq mirë”, shtoi Trump.